Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Mirlind Daku ka konfirmuar se nuk ka marrë lëndim serioz nga ndeshja e tij e fundit me Kombëtaren e Shqipërisë, ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, transmeton "Kosova Sot Online".
Sulmuesi nga Gjilani la gjurmë edhe në këtë ndeshje, kësaj radhe me një asistim – teksa “Kuqezinjtë” triumfuan me rezultatin 3:0.
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi të premten se Daku është larguar nga grumbullimi shkaku i një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi ndaj Çekisë.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Kësisoj, anëtari i Rubin Kazanit do të mungojë në miqësoren e Shqipërisë ndaj Bullgarisë, që do të zhvillohet më 17 tetor.
Përmes një postimi në “Facebook”, 25-vjeçari ka bërë të ditur se fatmirësisht lëndimi është i lehtë.
“Dëshira e madhe të jem pjesë e asaj nate të çmendur, më kushtoj me një lëndim të lehtë. Lëndimi është falë Zotit minimal, lëndim që më detyroi të largohem para kohe nga grumbullimi i kombëtares. Dashtë Zoti ju gëzojmë me kësi fitoresh dhe me kësi krenarie! I gjithë Shqiptarisë, Mirlindi!”, shkroi Daku.
(Kosova Sot Online )