Zvicra synon fitoren e radhës ndaj Bjellorusisë
Zvicra do të zhvillojë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Helvetikët” do të presin Bjellorusinë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Kybunpark”, me fillim prej orës 18:00.
Zvicra është lidere në Grupin I me 14 pikë të grumbulluara, andaj fitorja eventuale do të ishte e rëndësishme në rrugën e saj për kualifikim në “Euro 2024”.
Bjellorusia është e parafundit me pesë pikë.
Dyshja nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, luajnë nga minuta e parë.
Andi Zeqiri dhe Uran Bislimi janë në bankën e rezervistëve.
(Kosova Sot Online)