
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Eden Hazard ditë më parë vendosi të pensionohej përfundimisht nga futbolli. Yllit belg i kishte përfunduar kontrata me Real Madridit dhe kur pritej që t’i bashkohej një klubi tjetër, ai megjithatë i befasoi të gjithë duke i vendosur këpucët në gozhdë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ish-futbollisti i Chelseat ka thënë se nuk po e shijonte më futbollin dhe se e mori këtë vendim, duke i hedhur poshtë ofertat e majme nga klubet pasi insiston se nuk dëshironte të luante diku veç për para.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
“Unë gjithmonë e kam thënë se do të ndalem së luajturi futboll në momentin që nuk do ta shijoja më periudhën në fushën e blertë”, deklaroi fillimisht ish-përfaqësuesi belg për mediumin “L’Avenir”.
“Unë nuk dëshiroja të shkoja diku për para. Nuk i shijoja më stërvitjet dhe nuk luaja më. Vendimi ishte i thjeshtë”, përfundoi futbollisti kreativ, i cili e pati një eksperiencë dëshpëruese në “Santiago Bernabeu”, ndërsa në “Stamford Bridge” ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.
(Kosova Sot Online )