Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin italian “La Gazzetta dello Sport”, përmes së cilës ka folur për disa lojtarë dhe ish-lojtarë të “Nerazzurri”,transmeton "Kosova Sot Online ".
Ai natyrisht e ka shprehur dëshpërimin dhe zhgënjimin në Milan Skriniar e Romelu Lukaku, ndërsa e ka lavdëruar Lautaro Martinezin dhe ka folur edhe për Mehdi Taremin, i cili është objektiv i Zikaltërve për pjesën e dytë të sezonit.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
“Skriniar? Ai sillej dhe aktronte sikur dëshironte ta nënshkruante një kontratë të re me ne… por realiteti ishte se mendja e tij ishte diku tjetër. U ndjeva i dëshpëruar me Skriniarin. Ai nuk e respektoi Interin. Ne ia ofruam disa opsione, përfshirë këtu edhe klauzolën e shkëputjes së kontratës, por ai tha ‘jo’”.
“Lukaku? Ai e përfaqëson të kaluarën tonë, është veç një e kaluar. Askush nuk mendon më për të në Inter, madje as edhe një person. Sjellja e tij? Kjo ndodh në futboll. Nuk është hera e parë që ndodh kjo…”
“Lautaro? Ai nuk është sikur Skriniari. Nëse dëshiron të qëndrojë, ne jemi të vendosur ta kemi një marrëveshje të re edhe me të dhe do të jemi në rrugën e duhur së bashku. Është diçka e madhe që të kesh lojtarë që refuzojnë klube të mëdha vetëm për të qëndruar me ne.”
“Taremi në janar? Nuk mendoj. Por, ne jemi Interi, duhet të jemi të kujdesshëm për çdo mundësi. Shumë lojtarë duan të vijnë këtu. Shikoni Pavardin e Thuramin, por edhe Sommer”, përfundoi Marotta.
(Kosova Sot Online )