Lexoni edhe:
Në Malishevë po synon ta mbrojë titullin e botës, Luan Rudaj po bëhet gati për meçin më special të karrierës
Futbollisti i njohur malazez, Mirko Vucinic është futur në telashe serioze. Ish-sulmuesi i Romës, Juventusit e Lecces është dënuar me dy vjet burg, me kusht, për mosdeklarim të parave dhe shmangien e tatimeve pranë organeve tatimore italiane për një shifër të përafërt me 6 milionë euro, të marra mes viteve 2014 e 2017, në kohën kur luante për klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Al-Jazira, transmeton "Kosova Sot Online".
Ish-futbollistit malazez ky dënim iu dha nga shkalla e parë e gjykatës së Lecces në Itali dhe ai rrjedh nga akuza për deklarim të pabesë.
Sipas prokurorit Massimilano Carducci, i cili e kishte kërkuar një dënim prej 4 vjetësh, 40 vjeçari është dashur të paguante taksa në Itali dhe gjatë eksperiencës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Si rezultat i këtij veprimi, ka nisur sekuestrimi dhe parandalimi i llogarive rrjedhëse të Vucinicit, por edhe të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme (vila, apartamente, motoçikleta…).
(Kosova Sot Online )