
Lexoni edhe:
Futbollisti malazias Mirko Vuçiniç dënohet me dy vjet burg, ja cila ishte arsyeja
Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet sot pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimeve të Kombëtares së Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kampioni aktual, Ballkan do të zbresë në fushën e blertë për t’u përballur me fqinjën, Liria.
Futbollisti malazias Mirko Vuçiniç dënohet me dy vjet burg, ja cila ishte arsyeja Lexoni edhe:
Therandasit janë liderë të ligës elitare dhe do të mundohen t’i mbajnë në shtëpi pikët.
Madje, me një fitore eventuale dhe një barazim eventual në përballjen kryesore të javës, Llapi – Drita, që i mbulojnë pozitat dy dhe tre, ekipi Portokalli do të shkëputej edhe më shumë në tabelë.
Nga ana tjetër, prizrenasit nuk i kanë punët aspak mirë dhe gjenden në vendin e parafundit në tabelë, prandaj edhe kanë nevojë për pikë më shumë se kurrë më parë.
Kjo ndeshje do të luhet sot duke filluar nga ora 13:00.
Ndërkohë, dy ndeshje të tjera të xhiros së 10-të, e cila e hap fazën e dytë të garave për këtë edicion, do të luhen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, po ashtu nga ora 13:00.
(Kosova Sot Online )