Dy ndeshje interesante sot në basketboll

  • S.A /
  • 21 October 2023 - 09:27
Dy ndeshje interesante sot në basketboll

Këtë vikend zhvillohet java e pestë e Superligës në basketboll me ndeshjen kryesore që luhet në kryeqytet.

Të shtunën luhen dy ndeshje. Ekipi i dytë i Superligës, Trepça shkon për tu përballur me Prizrenin nga ora 17:00, transmeton "Kosova Sot Online".

Tri fitore e një humbje për mitrovicasit, e një fitore e tri humbje për Prizrenin.

Takimi i fundit është mes Vëllaznimit e Golden Eagle Yllit, të shtunën nga ora 19:00.

(Kosova Sot Online )