![Caktohen gjyqtarët e xhiros së 20-të të Superligës](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/15/200x200_gjyqtari-nga-Kosova-600x3601694767004.jpg)
Një 19-vjeçar në Francë shënon golin e vitit përballë Monacos
![Një 19-vjeçar në Francë shënon golin e vitit përballë Monacos](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/23/auto_gol-de-lamine-camara-desde-el-centro-del-campo-en-el-monaco-metz-de-la-ligue-1-2023-24-capturas-canal-1130x635_11698045128.jpg)
Monaco ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Metzit për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë. Por në këtë ndeshje gjithë vëmendjen e ka marrë super talenti senegalez Lamine Camara me golin e realizuar. Vetëm pas katërt minutave lojë Metz kaloi në epërsi, kur Camara realizoi nga një distancë më larg se gjysma fushës duke sjell gëzim të madh në radhët e skuadrës së tij, transmeton "Kosova Sot Online".
Ishte një gol spektakolar dhe sigurisht më i miri i vitit deri më tani në elitën e futbollit francez Ligue 1.
19-vjeçari nuk do ta harrojë kurrë këtë gol pasi ishte goli i parë në karrierën e tij si profesionist.
Sigurisht që goli i Lamine Camara do të jetë në garë për më të mirin e vitit dhe ndoshta në garë edhe për çmimin ‘Puskas’.
Cette inspiration de malade on a clairement assisté cette après-midi au but de l'année Monsieur LAMINE CAMARA 🇸🇳 aux commandes#Ligue1 #Ligue1UberEats #laminecamara pic.twitter.com/lG9oef04DR
— gangster des states (@titodu14q) October 22, 2023
(Kosova Sot Onliste )