![](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/23/200x200_gol-de-lamine-camara-desde-el-centro-del-campo-en-el-monaco-metz-de-la-ligue-1-2023-24-capturas-canal-1130x635_11698045128.jpg)
Lexoni edhe:
Një 19-vjeçar në Francë shënon golin e vitit përballë Monacos
Khephren Thuram pritet që në janar ta bëj hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar të janarit. Mesfushori francez është bërë prioritet i top klubeve të mëdha evropiane dhe në janar pritet largimi i tij, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City është bashkuar në garë për transferimin e Thuram për ta përforcuar repartin e mesfushës.
Një 19-vjeçar në Francë shënon golin e vitit përballë MonacosLexoni edhe:
The Sun ka raportuar se Pep Guardiola e pëlqen shumë lojtarin dhe City është gati të shpenzojë rreth 50 milionë euro në janar për transferimin e francezit. Mesfushori defensivë është i gatshëm për tu larguar nga Nice dhe po pret që oferta e Cityt të pranohet. Gjithsesi City nuk do ta ketë të lehtë të nënshkruajë me lojtarin, pasi në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Liverpool, PSG, Juventus e Tottenham Hotspur. 22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje me fanellën e Nices në Ligue 1, derisa konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në Ligue 1.
(Kosova Sot Online )