
Lexoni edhe:
Shpërtheu në lot pas golit në minutën e fundit
Sandro Tonali rrezikon të suspendohet me katër vjet nga futbolli pasi ka pranuar se ka luajtur bastore, e madje edhe ndeshjet e ekipit ku ishte pjesë në atë periudhë – Milanin, transmeton "Kosova Sot Online".
Sidoqoftë, pasi e pranoi fajin dhe u pendua, atij mund t’i ulet ky dënim. Sipas mediumit italian “Corriere dello Sport”, bashkëpunimi i lojtarit me prokurorinë në zbardhjen e këtij rasti ka qenë kyç, që mund ta shpëtojë mesfushorin e Newcastlet nga dënimi drastik.
Shpërtheu në lot pas golit në minutën e funditLexoni edhe:
Lojtarit do t’i zbritet dënimi në një vit e gjysmë, por njëjtë si i dënuari tjetër, futbollisti i Juventusit, Fagioli, një pjesë e suspendimit do të “shkrihet” në terapi. Pra, përfaqësuesi italian do të suspendohet për një vit nga futbolli dhe gjashtë muajt tjerë do t’i kalojë duke u trajtuar për t’u largua nga varësia e vënies së basteve.
(Kosova Sot Online )