![](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/23/200x200_auto_Leon-Goretzka-gjermania1698052171_11698053397.webp)
Lexoni edhe:
Telashe seriose për Bayernin, mesfushori do të mungojë disa javë, e ka operuar gishtin!
Almir Kryeziu është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 10-të në Superligën e futbollit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sulmuesi këmbëshpejtë i realizoi dy gola në fitoren me përmbysje të Ballkanit ndaj Lirisë me rezultat 4:1. .
Pasi mori këtë çmim sulmuesi u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur kreun e tabelës.
Telashe seriose për Bayernin, mesfushori do të mungojë disa javë, e ka operuar gishtin!Lexoni edhe:
“Jam mirënjohës ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës për vlerësimin e tyre, po ashtu falënderoj edhe bashkëlojtarët e mi dhe shtabin teknik të Ballkanit për përkushtimin dhe përkrahjen gjatë ndeshjes së fundit. Ishte një përballje e veçantë dhe dëshiroj të theksoj se ishte një sfidë e vështirë për mua dhe skuadrën time, sidomos duke qenë në disavantazh kundër skuadrës së fortë të Lirisë. Gjithashtu, është e rëndësishme të përmend se kjo ndeshje kishte një ndjenjë të veçantë për mua. Në fakt, kjo ishte emocionale për mua, pasi kam kaluar shumë vite në shkollën e futbollit të Lirisë, ku jam rritur duke kaluar përmes të gjitha grupmoshave”, ka thënë Kryeziu për faqen zyrtare të FFK-së.
(Kosova Sot Online )