![](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/07/200x200_auto_Granit-Xhaka-600x36016886548061688722216.webp)
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Jadon Sancho ka filluar t’i numërojë ditët mbrapshtë deri te largimi nga Manchester United. Sulmuesi anglez ka prishur të gjitha raportet me klubin dhe trajnerin Erik Ten Hag derisa largimi i tij nga United është mëse i sigurt, transmeton "Kosova Sot Online ".
Jo vetëm nga United, Sancho do të largohet edhe nga Liga Premier pasi qëllimi i tij është të luaj sërish jashtë vendit.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Sky Sport Gjermani ka raportuar se largimi i tij nga Old Traford do të ndodhë në janar, derisa e ardhmja e Sanchos është mes kampionatit gjerman Bundesliga dhe atij italian Serie A. Borussia Dortmund është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e Sanchos pasi vet ylli anglez dëshiron rikthimin në Signal Iduna Park. Por verdhezinjtë duhet ta mposhtin konkurrencën e Juventusit dhe Romës që gjithashtu duan transferimin e yllit anglez. United është gati ta lejoj huazimin e Sanchos në janar me mundësi blerje për 40 milionë euro.
(Kosova Sot Online )