Akil Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit
Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Garuesi kosovar e eliminoi në çerekfinale amerikanin Jack Yonezuka.
Paraprakisht, në rrethin e parë xhudisti pejan e eliminoi Andrew Munnings, kurse në atë të dytë ishte më i mirë se finlandezi Valtteri Olin, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
688172
Ndërkaq, në rrethin e tretë, Gjakova ishte më i mirë se kazaku Zahsay Smagulov.
E në gjysmëfinale, Akili do të ketë punë me kazakun tjetër, Daniyar Shamshayev.
Gjakova kështu po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes në Abu Dhabi.
Ndërkohë, garuesja kosovare, Loriana Kuka u eliminua në rrethin e dytë të këtij Grand Slami sot, në kategorinë deri në 70 kilogramë.
(Kosova Sot Online )