
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Shpati Zekaj ka kaluar në rrethin e dytë të Grand Slamit të Abu Dhabit, transmeton "Kosova Sot Online".
Garuesi kosovar e fitoi meçin e parë ndaj kazakut Islam Bozbayev në kategorinë deri në 100 kilogramë.
Xhudisti pejan në rrethin e dytë do të ketë punë me garuesin e pavarur, Arman Adamian.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Zekaj synon të shkojë sa më larg në këtë garë njëjtë si shoku i tij i skuadrës, Akil Gjakova, i cili dje e fitoi medaljen e argjendtë. Ndërkohë, Loriana Kuka u eliminua dje në xhiron e dytë. Kosova po përfaqësohet me tre garues në Grand Slamin e Abu Dhabit 2023.
(Kosova Sot Online )