Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Trajneri spanjoll, David de Gea mund të jetë në linjë për një rikthim befasues në Manchester United vetëm tre muaj pas largimit nga klubi anglez, transmeton "Kosova Sot Online".
Spanjolli i dha fund lidhjes së tij 12-vjeçare me Unitedin në muajin korrik pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor.
Në moment dukej sikur ai do të qëndronte në Old Trafford, por klubi tërhoqi ofertën e tyre për kontratë dhe kështu De Gea shkroi një deklaratë emocionale për largimin e tij.
Erik ten Hag zgjodhi të sjellë Andre Onanën nga Interi si një zëvendësues prej 55 milionë eurosh, pasi kishte punuar me të në Ajax.
Thuhet se United i kërkoi De Geas të ndalonte gjetjen e një klubi të ri derisa të kishin nënshkruar marrëveshjen për Onanën, i cili priti një penallti të fundit kundër Copenhagës të martën mbrëma.
Por, pavarësisht lidhjeve të ndryshme, portieri më jetëgjatë në historinë e Unitedit është ende një lojtar i lirë.
Dhe në një kthesë të jashtëzakonshme të ngjarjeve, Neil Custis i The Sun pretendon se Djajtë e Kuq po planifikojnë të rikthejnë De Gean në klub. Raporti pretendon se United është gati t’i ofrojë 32-vjeçarit një marrëveshje afatshkurtër për shkak të mungesës së Onanës kur të zhvillohet Kupa e Kombeve të Afrikës.
Kur nënshkroi për United, Onana ishte tërhequr nga futbolli ndërkombëtar me Kamerunin për shkak të një mosmarrëveshjeje me menaxherin Rigobert Song.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Megjithatë, pas një periudhe 10-mujore ku ai nuk ishte i disponueshëm, Onana bëri një kthesë të madhe dhe u rikthye në skuadër në gusht.
Ai ka luajtur dy herë që atëherë dhe Unitedi mund të jetë pa portierin e tyre të parë deri në tetë ndeshje derisa ai është në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Turneu zhvillohet midis 13 janarit dhe 11 shkurtit, me Kamerunin në Grupin C me Gambinë, Guinenë dhe Senegalin.
(Kosova Sot Online )