![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Tifozët e Interit kanë një tjetër plan për ta pritur Lukakun
![Tifozët e Interit kanë një tjetër plan për ta pritur Lukakun](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/02/auto_Romelu-Lukaku-600x360_11688291748.webp)
Tifozët “ultras” të Inter thuhet se kanë vendosur të japin rreth 30,000 bilbila jashtë stadiumit “Giuseppe Meazza” për të pritur me sa më shumë fishkëllima sulmuesin e Romës, Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg ishte në qendër të vëmendjes në merkaton e verës pasi “Nerazzurrët” vendosën të hiqnin dorë nga transferimi i tij nga Chelsea pasi zbuluan se ai kishte qenë në bisedime me rivalët, Juventusin dhe Milanin
Dhe, Lukaku nuk është falur nga tifozët. Siç raportohet nga “Calciomercato”, “ultrasit” e Interit në “Curva Nord” kanë vendosur që asnjë banderolë nuk do të shfaqet në veçanti për lojtarin në tribunat e stadiumit “Giuseppe Meazza”, por 30,000 bilbila do t’u shpërndahen tifozëve para ndeshjes posaçërisht për të “mirëpritur” 30-vjeçarin.
Romelu Lukaku nuk është falur nga tifozët dhe pritet një atmosferë e tensionuar në përplasjen e së dielës në mbrëmje, mes Interit dhe Romës.
Derbi në fjalë do të zhvillohet nga ora 18:00.
(Kosova Sot Online)