Lexoni edhe:
Draft-statuti i Asociacionit, Qeveria thotë se dokumenti i publikuar nuk është propozimi evropianoamerikan
Tanguy Ndombele fitoi Serie A sezonin e kaluar me Napolin, teksa gjatë verës nisi një tjetër huazim: në Turqi. Mesfushori francez, pjesë e Tottenhamit deri në 2025, zgjodhi Galatasarayn, skuadrën kampione të Turqisë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Aventura në Stamboll nuk po shkon ashtu siç e kishte menduar, edhe për faj të tij dhe kequshqyerjes. Ndombele ndodhet mbipeshë. Dhe deri tani numëron 7 ndeshje, nga të cilat vetëm një si titullar. Së fundmi kanë nisur edhe “përplasjet” me trajnerin Okan Buruk, shkruan ss.
Debati nuk mungoi pas ndeshjes së Championsit ndaj Bayern Munchen. Shkaku lidhet me ushqimin. Pas takimit, Ndombele porositi një hamburger në hotel, teksa u kap në “flagrancë” nga tekniku. Për këtë arsye, Buruk vendosi ta largonte nga skuadra mesfushorin. Deri në momentin që do të rifitojë gjendjen e duhur fizike.Gjithsesi, merkato e janarit po afron dhe nuk përjashtohet mundësia që Ndomebele të rikthehet te Tottenhami që në dimër.
(Kosova Sot Online )