Toni Kroos me precizitet të jashtëzakonshëm, shënon nga koshi në kosh me këmbë!

  • S.A /
  • 02 November 2023 - 10:56
Toni Kroos me precizitet të jashtëzakonshëm, shënon nga koshi në kosh me këmbë!

Toni Kroos njihet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit. Futbollisti gjerman shquhet me precizitetin e tij dhe me pasimet maestrale.

E futbollisti i Real Madridit e ka sprovuar veten edhe në basketboll.

Më saktësisht, ish-futbollisti i Bayern Munichut e ka kryer me sukses sfidën e shënimit nga koshi në kosh. 

Por, për dallim prej basketbollistëve, përfaqësuesi gjerman provoi me këmbë dhe në njërin prej tentimeve e gjuajti topin saktësisht në kosh.

Për më tepër, mund ta shihni videon më poshtë. 

(Kosova Sot Online )