Lexoni edhe:
Papa Françesku befason kur flet për futbollin, ai nuk ka dyshime: “Messi apo Maradona? Unë zgjedh Pele”
Bojan Krkic, ish-sulmues i Barcelonës tashmë i tërhequr nga futbolli është rikthyer në klubin blaugranas me një rol të veçantë duke qenë se drejtuesit i kanë besuar atij detyrën për t’u kujdesur për të rinjtë e akademisë. 33-vjeçari duhet të ndjekë hap pas hapi progresin e të rinjve katalanas për t’i sugjeruar më pas ata në ekipin e parë, transmeton "Kosova Sot Online".
Në një dokumentar mbi projektin e ri, Krkic thekson se të rinjtë nuk duhet të kenë si shembull vetëm Lionel Messin, Cristiano Ronaldo apo Rafael Nadal. Sipas Krkic emrat e sipërpërmendur janë të veçantë dhe nuk ka arsye përse të tjerët të kërkojnë me ngulm t’i kopjojnë dhe më pas të zhgënjehen nëse nuk marrin të njëjtin rezultat.
“Si Messi ashtu edhe Ronaldo apo Rafael Nadal, nuk janë shembuj të zakonshëm. Nuk mund të jenë ata shembujt për të rinjtë, bëhet fjalë për emra të jashtëzakonshëm. Nuk mund të konsiderohesh i suksesshëm vetëm nëse ndjek hapat e tyre dhe nëse nuk ia del, atëherë nuk je i suksesshëm. Nuk është kjo e vërteta. Suksesi është i ndryshëm për të gjithë.
(Kosova Sot Online )