Distria fantastike, kualifikohet në gjysmëfinale
Distria Krasniqi e ka arritur gjysmëfinalen e Evropianit të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.
Kampionia olimpike në kategorinë deri në 52 kilogramë e eliminoi në çerekfinale xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.
Tri penalizime për azeren ishin fatale, duke e diskualifikuar nga gara.
Kësisoj, Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale dhe është në rrugë mjaft të mirë për t’u stolisur me medalje nga ky Evropian.
(Kosova Sot Online)