![](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/04/200x200_0202foto-FoNet-Milica-Vuckovic-e1686601926201-1000x5601699085725.jpg)
Lexoni edhe:
Politika serbe në krye me Aleksandër Vuçiqin dhe bllokun nacionalist e profashist kundër BE-së dhe NATO-s në Ballkan
Terengganu siguroi mbrëmë kalimin për në finale të Kupës së Malajzisë, duke eliminuar Kuala Lumpur Cityn në gjysmëfinale. Terengganu fitoi me rezultatin 2:1, për t’u kualifikuar për në finale me rezultatin e përgjithshëm 4:2. Vëmendje nga kjo ndeshje mori një skenë në të cilën u përfshi futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi, transmeton "Kosova Sot Online".
Mesfushori u ankua për një lëndim në fundin e ndeshjes, me ç’rast u kërkua që të largohet me barelë nga fusha.
Megjithatë, gjatë rrugës për të lënë fushën, 31-vjeçari nga Vitia u rrëzua nga barela dhe ra në tokë.
Ai fajësoi stafin që po e bartnin, por veprim i tij u cilësua si qëllimshëm, pasi gjyqtari kryesor e ndëshkoi me karton të verdhë, për shkak të vonimit të ndeshjes. Liridon Krasniqi pastaj u largua në këmbë nga fusha.
(Kosova Sot Online )