Borussia Dortmundi fiton pastër ndaj Newcastle United
Borussia Dortmundi ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic mposhti sonte për herë të dytë Newcastle Unitedin.
Ndeshja e zhvilluar në “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultatin 2:0.
Niclas Fullkrug (26’) dhe Julian Brandt (79’) shënuan golat e fitores për verdhezinjtë.
Kjo përballje i takoi xhiros së katërt në Grupin F. Në këtë grup “të vdekjes” tani gjërat janë bërë edhe më të komplikuara.
Borussia Dortmundi pas kësaj fitore prin me 7 pikë, një më shumë se Paris Saint-Germaini, që sonte takohet me Milanin. “Rossonerët” janë të fundit me dy pikë.
Newcastle United mbetet me katër pikë në pozitën e tretë.
(Kosova Sot Online)