Lexoni edhe:
Granit Xhaka pranon se qau me lot pasi ju bashkua Leverkusenit, jo pse i mungon Arsenali
Frosinone – Empoli mund të konsiderohet një ndeshje e rëndësishme sa i përket shpëtimit nga zona e rrezikut në renditjen e Serie A.Fitorja 2-1 e vendasve ndodhi e gjitha falë dy lojtarëve me origjinë shqiptare që u bashkuan me Frosinonen nga Bayern Munich, Marvin Çuni i cili u ble nga klubi italian dhe Arijon Ibrahimoviç, që ndodhet në formë huazimi nga kampionët e Gjermanisë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Të dy lojtarët gjetën rrugën drejt rrjetës mbrëmjen e së hënës dhe i dhuruan 3 pikë shumë të rëndësishme Frosinones.
Ibrahimoviç është lojtari i parë i lindur në vitin 2005 që shënon në Itali. Nuk është rekord i vogël, edhe për mbiemrin që mban dhe që mund të konsiderohet si vulë. Arijoni u transferua në huazim me të drejtë blerjeje nga Bayern dhe pas dy muajsh tashmë i ka bindur të gjithë. Sipas raportimeve nga mediet italiane do të blihet nga Frosinone për 3.5 milionë euro, sepse konsiderohet një lojtar i fortë dhe i nivelit të lartë, përcjell Supersport. Megjithatë, Bayern Munich, gjithmonë i vëmendshëm ndaj talenteve të tyre, ka të drejtë rikthimi dhe do të jetë në gjendje ta marrë atë sërish pas dy sezoneve për një shifër prej 11-14 milionë euro. Për Marvin Çunin situata është ndryshe. Pas tre vitesh në huazim në ligat e ulëta, Bayern Munich ra dakord ta lirojë atë. Pra, ai është me të drejta të plota një lojtar i Frosinone, i cili vjen në një transferim aspak i kushtueshëm. Megjithatë, për ta lënë të largohej, bavarezët mbajtën një përqindje të rishitjes së ardhshme të shqiptarit. Përsëri, kjo mund të rezultojë të jetë një marrëveshje fitimprurëse nëse ai do të përmirësonte performancën e tij, siç po bën tashmë.
(Kosova Sot Online )