Lexoni edhe:
Messi dhe Ronaldo në top 10-shen e yjeve më të mëdhenj të sportit të të gjitha kohërave, lista bëhet virale
Trajneri i ekipit U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi ka folur për super-talentin nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, i cili e nisi për mrekulli eksperiencën e re në Serie A me Frosinonen, transmeton "Kosova Sot Online".
Trajneri shqiptar e pranon se e ka kontaktuar 17 vjeçarin, por që nuk ka marrë ende përgjigje prej lojtarit në pronësi të Bayern Munichut.
“Çdo lojtar shqiptar kudo që është, në çdo kampionat të Evropës ne e kontaktojmë. Nuk diskutohet fare që ka pasur kontakte Shqipëria. Për arsye të njëanshme të lojtarit, mund ta presë Gjermaninë ose diçka tjetër, për këtë arsye nuk është thërritur. Por, çdo lojtar shqiptar që është në kampionatet e Evropës që luan dhe ka nivel për ekipin kombëtar, është i kontaktuar 100 % nga ne”, u shpreh Bushi në konferencë për shtyp sot.
(Kosova Sot Online )