Ky është rekordi i ri historik i Ancelottit, lë pas ish-trajnerin legjendar të Manchester United

  • 10 November 2023 - 10:54
Ky është rekordi i  ri historik  i Ancelottit, lë pas ish-trajnerin legjendar të Manchester United

Fitorja e Realit të Madridit ndaj Bragës në “Santiago Bernabéu” jo vetëm që i garantoi skuadrës spanjolle kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Championsit, por vendosi edhe një rekord të ri fitoresh për trajnerin e e “Los Blancos”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Carlo Ancelotti ka kaluar rekordin e Sir Alex Ferguson si trajneri më i suksesshëm në kompeticionin më të madh evropian të klubeve. Tashmë janë 116 fitore për trajnerin italian, ndërsa ish-trajneri i Manchester United ka fituar 115 herë.

Real Madridit dhe Milani janë klubet me të cilat Ancelotti fitoi më shumë në Champions League: 40 fitore me spanjollët dhe 42 me italianët. Është interesant fakti se trajneri madje e ngriti trofeun dy herë me të dyja skuadrat.

Në vendin e tretë, me 107 fitore, vjen trajneri aktual i Manchester City-t, Pep Guardiola, i cili kërcënon të arrijë së shpejti majat. Më pas vjen ish-trajneri i Arsenalit, Arsène Wenger, me 103 fitore dhe së fundi, trajneri portugez, José Mourinho me 81 fitore.

(Kosova Sot Online )