Lexoni edhe:
Nga IKSHP’ja flasin për ndikimin që ka mangani në shëndet, çfarë ndodhë kur është në vlera të larta
Sulmuesi Raphael Dwamena nuk ia doli t’i mbijetojë sulmit në zemër gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.
Futbollisti ganez ra pa ndjenja në minutën e 23-të të ndeshjes mes Egnatia dhe Partizanit, teksa ndërhyrja e menjëhershme e stafeve mjekësore bëri që të përmendej dhe të nisej me urgjencë drejt spitalit të Kavajës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Pikërisht atje sulmuesi 28-vjeçar ka pësuar një atak kardiak të dytë, të cilin nuk e përballoi dot dhe humbi jetën në mënyrë tronditëse. Raphael Dwamena iu bashkua Egnatias në janar të këtij viti dhe një më pak se një vit bëri që me cilësitë e tij sportive të dashuroheshin jo vetëm tifozët rrogozhinas, por edhe futbolldashësit shqiptarë.
Ai mbante shiritin e kapitenit te Egnatia që prej fillimit të sezonit, por një sulm i beftë në zemër i mori jetën në atë që donte më shumë, fushën e futbollit.
(Kosova Sot Online )