Muriqi: I thashë Mallorcas që duhet të shkoj, e kam detyrë të luaj për Kosovën
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes ndaj Izraelit që e zhvillon nesër nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Trajneri Primoz Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi.
Sulmuesi Muriqi tregoi se si arriti të bindte Mallorcan për të ardhur të luajë për Kosovën.
“I thashë klubit që duhet me shku, pasi që e kam për detyrë me lujt për kombëtaren. Mallorca janë mundu me shty lojën për të enjten e në fund vendosën me anulu krejt. Jemi tu ushtru nëpër ekipe, jemi t’u pasë minutazhë”, tha Muriqi.
(Kosova Sot Online)