
Amir Rrahmani del papritur me njoftim

Amir Rrahmani është duke e zhvilluar ndeshjen e tij me Napolin ndaj Empolit në Serie A.
Pikërisht sot, Kosova, kombëtarja në të cilën qendërmbrojtësi është kapiten luan po ashtu ndeshjen ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
E në mëngjes, Amir Rrahmani e paralajmëroi ndeshjen e Napolit, në të cilën do të luajë përmes një fotografie në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Amir Rrahmani nuk u grumbullua me Kosovën për tri ndeshjet e nëntorit, ndërsa nuk dihet arsyeja e mungesës së tij.
(Kosova Sot Online)