Futbollisti i Izraelit e godet ashpër kundër Kosovës, krahason fushën në “Fadil Vokrri” me stallë derrash

  • 13 November 2023 - 08:31
Futbollisti i Izraelit e godet ashpër kundër Kosovës, krahason fushën në “Fadil Vokrri” me stallë derrash

Kombëtarja e Kosovës e siguroi mbrëmë fitoren e dyrë radhazi pas asaj ndaj Andorrës, duke e mposhtur Izraelin me rezultat minimal, 1:0 falë golit të Milot Rashicës.

Terreni i fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte jashëzakonisht i rënduar pasi një pjesë e saj u mbush me baltë, transmeton "Kosova Sot Online".

E kritikë ndaj kësaj gjendjeje të fushës ishin edhe izraelitët.

Futbollisti i tyre, Eran Zahavi, fushën e stadiumit më të mirë që e ka Kosova e krahasoi me një “stallë të derrave”.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte. Do të japim çdso gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë. Gjasat nuk kanë ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim”, tha futbollisti izraelit pas ndeshjes.

Kosova është e katërta në Grupin I të kualifikimeve oër Euro 2024 me 10 pikë, prej tyre 2 fitore, 4 barazime e 2 humbje.

(Kosova Sot Online )