Lexoni edhe:
Draft-Statutit të Asociacionit i mungon “Siguresa” mbrojtëse, është vdekjeprurës për sovranitetin e Kosovës!
Luftëtari shqiptar në UFC, Dennis Buzukja është nokautuar pas vetëm 49 sekondave në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma në “Madison Square Garden” të New Yorkut, transmeton "Kosova Sot Online ".
Buzukja, që garon në kategorinë pendël, pësoi nga Jamall Emmers. Emmers më me përvojë i bëri presion Buzukes që në fillim, duke mbajtur jashtë ekuilibrit përpara se ta zhbllokonte me një goditje me dorën e majtë që e rrëzoi në tokë. Kjo ndodhi brenda 49 sekondave në raundin e parë. Për Buzukjan ishte vetëm lufta e dytë në serinë më të madhe të arteve marciale të përziera (MMA), UFC, dhe i ka pësuar dy humbje. Është hera e parë në karrierë që Buzukja pëson dy humbje në MMA.
Jamall Emmers almost murdered Dennis Buzukjapic.twitter.com/rcFPSI8O6k
— MECU999_Backup (@MECU999_BACKUP) November 11, 2023
(Kosva Sot Online )