Lexoni edhe:
Konfirmohet mungesa e Muriqit në përballjet me Zvicrën e Bjellorusinë
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur fundjavën që shkoi në futbollin boshnjak, respektivisht në ndeshjen elitare mes Velezit dhe Zrinjskit. Rezultati i kësaj ndeshjeje mbeti në plan të dytë pas një pamjeje të frikshme që u pa në fushën e blertë, njofton mediumi boshnjak “mondo.ba”.
Konfirmohet mungesa e Muriqit në përballjet me Zvicrën e BjellorusinëLexoni edhe:
Futbollisti i Zrinjskit, Tomislav Kish ishte njeriu më me fat në botë kur mbi kokën e tij, me një shpejtësi rrufeje, përfundoi një fishekzjarr “si një raketë”. Për fatin e mirë të lojtarit, ky mjet i rrezikshëm nuk përfundoi në kokën apo në trupin e tij dhe kështu u shmang një tragjedi që ka mundur të ndodhte. Tifozët në tribuna ishin mjaft problematikë duke shkaktuar incidente dhe duke bërë që loja të ndërpritej disa herë pasi ata patën konflikt dhe konfrontim edhe me sigurimin e stadiumit dhe me policinë boshnjake.
Loja zgjati rreth 140 minuta, duke i përfshirë ndërprerjet që ndodhën.
(Kosova Sot Online )