Lexoni edhe:
Zbulohet Rezidenca e re miliardëshe e Ronaldos që o i çmend fqinjët: “Piramida” e faraonit Ronaldo, si spital, kopshti im është plot pluhur
Pak ditë më parë, futbollisti holandez Anwar El Ghazi u largua njëanshëm nga radhët e klubit gjerman, Mainz, pasi disa ditë më parë kishte mbështetur popullin palestinez. “Kjo nuk është luftë, është gjenocid”, ka shkruar El Ghazi, gjë që ka pasuar edhe reagimin e klubit gjerman, i cili e largoi atë disa ditë më vonë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Tani ka ardhur reagimi i pritur i El Ghazit i cili sipas gazetës Bild ka vendosur të padisë klubin gjerman.
Ai tashmë ka paraqitur një kërkesë për mbrojtje nga largimi në gjykatën e Mainzit dhe përfaqësohet nga avokati Alexander Bergweiler. Sipas informacioneve të gazetës së lartpërmendur, hapi i parë për holandezin do të jetë që Mainz të zbulojë arsyet e sakta të ndërprerjes së kontratës.
Pas kësaj do të përcaktohet nëse ndërprerja e bashkëpunimit ka qenë në përputhje me ligjin apo jo dhe kontrata e tij kap vlerën e përgjithshme prej 2.5 milionë euro.
Kujtojmë se pas reagimit të lartpërmendur të El Ghazit, Mainz e ka kthyer holandezin në klub dhe e ka detyruar të tërheqë fjalët që ka thënë. Pas kësaj ai ka theksuar se nuk dëshiron të ndryshojë mendim dhe ka shprehur sërish simpatinë për fëmijët e vrarë në Rripin e Gazës. Kjo u pasua nga një reagim i ri i Mainzit, i cili largoi El Ghazin, prandaj tani do t’i ngushtojë ato.
(Kosova Sot Online )