Lexoni edhe:
Fury – Usyk, zbulohet data e re e meçit historik
Gjyqtarët kosovarë, Genc Nuza dhe Visar Kastrati, me asistentët Arbnor Bullatovci dhe Bujar Selimaj do të marrin pjesë në turne të ndryshëm kualifikues të Evropianit për grupmoshat U19, transmeton "Kosova Sot Online ".
Genc Nuza do të gjykojë në turneun i cili mbahet në Suedi. Në ndeshjet Itali – Lihteshtajn dhe Itali – Suedi do të jetë si gjyqtar kryesor, ndërsa në ndeshjen Suedi – Lihteshtajn do të jetë gjyqtar i katërt.
Fury – Usyk, zbulohet data e re e meçit historik Lexoni edhe:
Ndërkaq, Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në turneun kualifikues, i cili mbahet në Irlandë të Veriut dhe do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjet Irlandë e Veriut – Hungari dhe Irlandë e Veriut – Portugali, ndërsa si gjyqtar i katërt do të jetë në ndeshjen Irlandë e Veriut – Çeki.
(Kosova Sot Online )