Spanja fiton në udhëtim ndaj Qipros
Spanja ka regjistruar fitoren e pestë radhazi dhe të gjashtën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kombëtarja spanjolle triumfoi sonte ndaj Qipros, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë dhe të parafundit në Grupin A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Alphamega” përfundoi me rezultatin 1:3.
Lamine Yamal (5′), Mikel Oyarzabal (22′) dhe Joselu (28′) shënuan golat e fitores për spanjollët
(Kosova Sot Online)