Lexoni edhe:
Draft-Statuti për asociacionin të mos përdoret për ndërskamca dhe përfitime të poenëve politikë
Portugalia vazhdoi edhe me ndeshjen e fundit, me formën e lartë në kualifikueset e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, duke regjistruar fitoren e nëntë rresht.
Kombëtarja e udhëhequr nga Roberto Martinez triumfoi pastër në udhëtim ndaj Lihtenshtajnit, transmeton "Kosova Sot Online".
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rheinpark” përfundoi me rezultatin 0:2.
Cristiano Ronaldo (46’) dhe Joao Cancelo (57’) shënuan golat e fitores për portugezët. Portugalia, që ka siguruar pjesëmarrjen në “Euro 2024”, prin në Grupin J me 27 pikë dhe me bilanc të qind për qind – 9 fitore nga po aq ndeshje. Lihtenshtajni është i fundit dhe pa pikë. Nga ky grup kualifikimin në Evropian e ka siguruar edhe Sllovakia.
(Kosova Sot Online )