
Lexoni edhe:
Shqipëria zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Zimbru” të Kishinjevit në Moldavi
Kolumbia ka shënuar fitore të rëndëishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Ata arritën ta mposhtin 2:1 në shtëpi Brazilin, transmeton "Kosova Sot Online".
Brazili kaloi në avantazh qysh në minutën e katërt kur Vinicius Junior asistoi për Gabriel Martinellin.
Megjithatë, ishte ylli i Liverpoolit, Luis Diaz që shënoi dy herë brenda katër minutave për fitoren e Kolumbisë.
Diaz realizoi në minutën e 75’ dhe 79’.
Me këtë fitore, Kolumbia tani ngjitet në vendin e tretë më nëntë pikë, një më pak se Uruguai dhe tri më pak se Argjentina. Në anën tjetër, Brazili mbetet i pesti me shtatë pikë gjithsej.
(Kosova sot Online )