Shaqiri: Vetëm prindërit e mi kanë kërkuar 40 bileta për sfidën ndaj Kosovës
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e shtunë) ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” do të luajnë në udhëtim ndaj Zvicrës.
Në konferencën e sotme për shtyp te “Helvetikët” u paraqit futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Ai mes tjerash zbuloi se edhe po i kërkohet shumë që t’u sigurojë bileta për këtë përballje.
“Vetëm prindërit e mi kanë kërkuar 40 bileta. Shokët ende më thërrasin çdo ditë. Dua që kjo çështje që të marrë fund sonte dhe pastaj ta mbylli telefonin”, tha Shaqiri.
(Kosova Sot Online)