“Piranjat” pretendojnë se kanë inçizuar një ushtar armen të KFOR-it teksa blen “substanca narkotike”

  • 18 November 2023 - 12:19
“Piranjat” pretendojnë se kanë inçizuar një ushtar armen të KFOR-it teksa blen “substanca narkotike”

Emisioni investigativ “Piranjat” në episodin që ka transmetuar mbrëmë pretendon se ka zbuluar një skandal që lidhet me një ushtar armen që shërben në kuadër KFOR-it, e i cili shihet në videon e publikuar teksa “blen substancë narkotike” nga disa persona të panjohur, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Piranjat” në videon e publikuar, kanë biseduar me dy shpërndarës droge, të cilët pretendojnë se gjatë pesë  viteve të fundit u “shesin marihuanë dhe kokainë dhe se në këmbim, marrin para, naftë e xhaketa ushatarke”.

Një prej shpërndarësve pretendon se ka edhe pamje “ku shihen ushtarët e KFOR’it duke marrë substance narkotike”.

“Po një shok ka video duke pirë mall me të. Është brenda me ta, duke pirë me disa pajisje, duke pirë bashkë, brenda në kamp është futur. Ai thotë se ata që shihen në video janë të veshur me uniforma të Kfor.Edhe ka pas më shumë se një video, pasi rri me ta, pi me ta  së bashku, u shet bari”, dëgjohet ai duke thënë.

Për t’i vërtetuar këto pretendime, ekipi i “Piranjave” ka shkuar në pikën ku zakonisht ata pretendojnë se u shesin “substanca narkotike” ushtarëve të KFOR’it. e që është në afërsi të bazës ushtarake të KFORit tek Aeroporti i Prishtinës.

Aty paraqitet një person i veshur në unfiromë ushtarake të ushtrisë armene, që del nga një furgon. Shpërndarësi i jep atë që thotë se është “marihuanë”, të mbështjellë në një letër alumini.

“Unë po pres atë gjënë. Ti shko mere, sille dhe më merr në telefon. Unë do të shkoj tek aeroporti (baza) që të presa ty. Ti shko mere dhe hajde. Një orë, në orën 3. Unë jam në pritje, këtu armallë”, dëgjohet të thotë ushtari.

Më pas, shpërndarësi i drogës i kërkon atij që në këmbim t’ia jap uniformën ushtarake, ku ushtari i thotë se s’ka problem.

“Këtë xhaketë. S’ka problem do ta jap “, dëgjohet duke thënë ai.

Më pas, ushtari i thotë që të shkojë sërish gjatë natës në afërsi të bazës dhe se do t’ia sjellë xhaketën, naftë, ushqime dhe ujë, derisa i kërkon që t’i sjellë kokainë,.

“Sonte natën në 02:00, ti vjen dhe unë të jap naftë. Më telefono, hajde këtu dhe unë të jap naftë, ushqime, ujë dhe xhaketë. Ti më sill mua kokainë dhe do të të jap naftë. Unë do të largohem 10 minuta dhe do të të vij ta sjell natën”, dëgjohet duke thënë.

(Kosova Sot Online )