FSHF del me njoftim të rëndësishëm për tifozët që do të jenë nesër në 'Air Albania'
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.
Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45.
FSHF kërkon gjithashtu bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje, duke theksuar se “20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë”.
“Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme”, thuhet gjithashtu në njoftimin e sotëm të FSHF-së.
(Kosova Sot Online)