Shqipëria dhe 16 kombëtaret e tjera që e kanë siguruar kualifikimin në Europian

  • 20 November 2023 - 11:33
Shqipëria dhe 16 kombëtaret e tjera që e kanë siguruar kualifikimin në Europian

Më datat 14 qershor-14 korrik do të zhvillohet në Gjermani Kampionati Europian i futbollit (hera e tretë që e pret këtë event, 1988 dhe 4 ndeshje të Europianit të fundit).

Teksa faza e grupeve pritet të mbyllet ditën e martë, deri tani kanë siguruar një biletë për në Euro 24 plot 17 ekipe, transmeton "Kosova Sot Online ".

Natyrisht që vendi i parë i kualifikuar është Gjermania organizatore, por gjatë javëve të fundit janë përvijuar një e nga një edhe ekipet e tjera pjesëmarrëse.

E mes tyre edhe Shqipëria e trajnerit Sylvinho, që shkon në një event të tillë për të dytën herë.

15 ekipet e tjera kombëtare që deri tani kanë prerë një biletë për në Euro 2024 janë: Belgjika, Franca, Portugalia, Skocia, Spanja, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Danimarka, Holanda, Rumania, Zvicra dhe Serbia.

Sot dhe nesër do të përcaktohen edhe disa nga ekipet e tjera që do të shkojnë në Europian, ndërkohë që në mars 2024 do të zhvillohen ndeshjet play off, që do të zbulojnë edhe ekipet e fundit që do të shkojnë në Europian.

Shorti do të hidhet me 2 dhjetor.