Lexoni edhe:
Fatkeqësi e madhe për shtetet në fqinjësi, pozita dhe opozita serbe po ushqejnë politike raciste e nacionaliste kundër bashkëpunimit dhe normalizimit
Suksesi i kuqezinjve, që falë barazimit në Moldavi siguruan biletën për në “Euro 2024”, ka bërë jehonë në mbarë mediat sportive ndërkombëtare, transmeton "Kosova Sot Online".
Vëmendja më e madhe ka qenë në dy vende, Brazil dhe Spanjë. Mediat në Brazilin e Silvinjos janë në një zë në titujt e tyre kushtuar kuqezinjve tanë dhe trajnerit, duke nisur nga më e madhja, “O Globo”.
“O Globo”: Shqipëria e Silvinjos siguron një vend në Europian falë një pike të artë në Moldavi.
“ESPN Brasil”: Shqipëria e Silvinjos shënon një arritje historike, duke siguruar një biletë për në Europian.
“CNN Brasil”: Shqipëria e Silvinjos kualifikohet në Europian dhe rishkruan historinë.
“Lance!”: Silvinjo bën historinë dhe klasifikon Shqipërinë për në Kampionatin Europian. Kjo është hera e dytë që Shqipëria arrin në finalet e një evenimenti të tillë, pas asaj të De Biazit në vitin 2016.
“UOL Esporte”: Si ia doli Shqipëria e Silvinjos të siguronte kualifikimin në Kampionatin Europian në Gjermani.
“Terra”: Silvinjo bën historinë dhe klasifikon Shqipërinë për në Kampionatin Europian.
“Estadao”: Silvinjo çon Shqipërinë për herë të dytë në finalet e një kampionati europian.
“tntsports”: Ish-korinthiansi feston me Shqipërinë kualifikimin për në Kampionatin Europian.
(Kosova sot Online )