![Në ditën e 17 vjetorit të Pavarësisë, vdiq gjyqtari i ri i futbollit, Rilind Berisha](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/17/200x200_jghghff1739798867.jpg)
Plisat mbesin pa bileta për ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe
![Plisat mbesin pa bileta për ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/20/auto_Shqiperia4-600x3601700482148.jpg)
Tifozët prishtinas “Plisat” kanë mbetur pa bileta për ndeshjen e sontme Shqipëri – Ishujt Faroe.
Tifozët më të zëshëm të Kombëtares mbeten jashtë “Air Albania”, ndonëse ishin më të zëshmit dhe kontribuuan në rezultatet e Kuqezinjve.
Në bazë të informatave që po qarkullojnë së fundmi, tifozët kosovarë akuzohen për kinse keqpërdorimin e biletave në ndeshjen e fundit kundër Republikës Çeke në Tiranë.
Edhe pse nuk kanë dalë me një komunikatë zyrtare, tashmë është e sigurt se “Plisat” mbeten jashtë “Air Albania” sonte.
Ky vendim i FSHF-së ka zgjuar reagim të madh në rrjetet sociale, duke u cilësuar si diskriminues dhe jo-respektues ndaj tifozëve më besnikë të Kombëtares.
(Kosova Sot Online)