Lexoni edhe:
Loja serbe me zgjedhje të jashtëzakonshme është blerje kohe për ta dështuar dialogun
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të udhëhequrit e Sylvinhos luajtën baras sonte në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin E, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0.Kjo pikë i mjaftoi “Kuqezinjve” që të mbajnë vendin e parë, nga ku edhe do të shkojnë në “Euro 2024”.
Loja serbe me zgjedhje të jashtëzakonshme është blerje kohe për ta dështuar dialogunLexoni edhe:
Pas ndeshjes u organizua një festë, me stafin e trajnerëve dhe futbollistët që dolën para tifozëve sërish.
“Si fillim dua t’ju falënderoj ju lojtarëve. Jeni të aftë, kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, jeni lojtarë shumë të mëdhenj, e meritoni. I gjithë stafi, i falënderoj, janë shumë orë bashkë, u kërkoj falje, jam i vështirë e i rëndë. Faleminderit. Përfitoj për të falënderuar federatën, presidentin Duka, të gjithë ata që punojnë në Federatë, janë shumë. I falënderoj me zemër, çdo ditë punojnë. Të fundit jeni ju tifozë, faleminderit për mbështetjen. Nuk kemi pësuar asnjë gol në shtëpi, jemi të parët, sulmi dhe mbrojta më e mirë, faleminderit për të gjitha”, ishin fjalët e përzgjedhësit e Sylvinhos.
(Kosova Sot Online )