Lajm tronditës për botën e sportit, atletja suedeze i jep fund jetës së saj

  • 23 November 2023 - 10:38
 Lajm tronditës për botën e sportit, atletja suedeze i jep fund jetës së saj

Njëra prej atleteve të reja më premtuese suedeze ka vdekur në moshën 21 vjeçare. Sipas komunikatës së lëshuar nga Federata Suedeze e Atletikës, Emilia Brangefält i dha fund jetës së saj, transmeton "Kosova Sot Online".

“Gjatë muajve të fundit, Emilia ndihej mjaft keq, në aspektin fizik dhe psikik. Ajo e kishte një mbështetje të madhe nga njerëzit e afërt, por më 13 nëntor ajo i dha fund jetës së saj”, shkruan në njoftim, përcjell “Gazeta Express”.

Kaisa Bergqvist, kapitene e ekipit suedez të atletikës komentoi: “Është një tragjedi e madhe. E kam të vështirë të gjej fjalë.”

Vrapuesja e re malore kishte potencial të madh, ndërsa e kishte ftuar medaljen e bronztë të botërorit në Chiang Mai, Tajlandë në garën e parë të saj prestigjioze.

Këtë verë, ajo përfundoi e pesta në Kampionat Botëror në Innsbruck.

Në një postim të pak javëve më parë, Emilia e kishte bërë një postim në Instagram, ku e tregonte problemin që i ishte shfaqur në muajt e fundit me rrahje më të shpeshta të zemrës, ndërsa e pranonte se po e kalon një moment të vështirë psikik dhe fizik.

“Ndoshta do të kthehem, ndoshta nuk do të mundem…”, shkruante ndër të tjera 21 vjeçarja. Dhe, duket se atletja e re suedeze kishte rënë në depresion, me ç’rast e mori vendimin për t’i dhënë fund jetës së saj. 

(Kosova Sot Online )