Lexoni edhe:
Tuchel u kërkoi falje lojtarëve të Bayernit për lëvizjen e befasishme taktike: Kjo zakonisht nuk ndodh
Fundjava sjell super derbi nga elita e basketbollit. Padyshim që sfida kryesore e kësaj xhiro është Trepça-Peja, transmeton "Kosova Sot Online ".
Pasi nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, të dy skuadrat janë përqendruar në garat vendore, ku kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.
Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me gjashtë fitore e dy humbje, kurse pejanët në vendin e parë me shtatë fitore e një humbje, duke e bërë sfidën edhe më interesante të shtunën.
Këto dy skuadra u përballen edicionin e kaluar në finale të Play-off-it, ku triumfuan verdhezinjtë, që u shpallën kampionë, ndërsa ‘Xehetarët’ triumfuan në Superkupën e Kosovës, duke mundur pikërisht pejanët.
Takimi tjetër i së shtunës është mes Bashkimit dhe Istogut. Prizrenasit kanë tri fitore e gjashtë humbje, kurse istogasit një fitore e tetë humbje. Pikërisht fitoren e vetme “Djemtë e Bjeshkës” e kanë ndaj prizrenasve.
(Kosova sot Online )