Shtyhen ndeshjet e planifikuara për sot, Fushë Kosova-Dukagjini dhe Feronikeli 74-Liria
Është shtyrë për datë tjetër dueli mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit, ndeshje e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, për shkak të borës.
Ndeshja fillimisht u shty për disa minuta, megjithatë fusha nuk arriti të bëhej gati për këtë ndeshje, transmeton "Kosova Sot Online". Gjithashtu sot u shtye edhe ndeshja mes Feronikelit 74 dhe Lirisë.
(Kosova Sot Online )