Lexoni edhe:
Skuadrën kosovare s’e ndal as bora, lojtarët ushtrojnë në kushte të vështira por duken të lumtur
Kriza e lëndimeve në Real Madrid po bëhet alarmante pasi shumë futbollistë të rëndësishëm janë lënduar dhe Carlo Ancelotti nuk mund të llogaritë në ta, transmeton "Kosova Sot Online".
I fundit që u dorëzua përballë lëndimit është mesfushori kroat Luka Modric . Mesfushori veteran pësoi një lëndim muskulor gjatë fitores 3-0 të Real Madridit jashtë në Cadiz të dielën.
Lëndimi i Modric nuk është shumë i rëndë dhe ai pritet të shërohet në kohë për të luajtur kundër Granadës këtë fundjavë. Megjithatë në stërvitjen e fundit të Real Madridit para përballjes me Napolin në Ligën e Kampionëve, Modric dhe shtatë futbollistë të tjerë kanë munguar. Përveç kroatit ndaj Napolit do të mungojnë edhe Thibaut Courtois, Eder Militao, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Kepa Arrizabalaga, Arda Guler dhe Vinicius Jr. Real Madridi të mërkurën mbrëma pret Napolin në Santiago Bernabeu në një ndeshje ku do t’i mjaftonte vetëm një pikë për ta siguruar pozitën e parë në Grupin C.
(Kosova Sot Online )