Prizreni e mposht kampionin në fuqi Pejën
Në një ndeshje interesante, ku fituesi u përcaktua pas vazhdimeve, Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore në udhëtim te Peja me rezultat 103:108 (21:27, 25:18, 25:23, 21:24, 11:16).
Takimi u zhvillua në kuadër të javës së nëntë të Prince Caffe Superligës.
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, me mysafirët që ishin më të mirë në fund dhe e fituan këtë pjesë 21:27. Megjithatë, verdhezinjtë u rikthyen fuqishëm në periudhën e dytë, duke barazuar e përmbysur shifrat për 40:32, por prizrenasit nuk lejuan shkëputjen, duke u afruar në rezultat, ku pjesa e parë përfundoi 46:45.
Në periodën e tretë kësaj radhe ishin mysafirët që u shkëputën në 53:60, por pejanët u rikthyen, duke u zhvilluar lojë më e barabartë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 71:68. Lojë interesante dhe me kthesa u zhvilluan në periudhën e katërt, ku të dy skuadrat ishin epërsi, por në fund, ishte Justin Davis i Pejës, i cili shënoi për 3 pikë dhe barazoi rezultatin në 92:92. Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, por Prizreni me një seri në fund prej 0:7, arriti të triumfojë 103:108.
Te Peja u dalluan Jay Jay Chandler me 28 pikë, 16 kërcime e shtatë asistime, Urald King me 22 pikë e 15 kërcime dhe Justin Davis me 27 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te Proton Cable Prizreni u dalluan Ty Cockfield me 34 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, Isaiah Kelly me 17 pikë e 13 kërcime dhe Musab Mala me 20 pikë e pesë kërcime.
Peja ka shtatë fitore e tri humbje, kurse Proton Cable Prizreni ka tri fitore e shtatë humbje.
(Kosova Sot Online)