
Kanë përfunduar tri ndeshjet e parapara për sot në kuadër të Superligës së Kosovës

Kanë përfunduar tri ndeshjet e parapara për sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita ka shënuar fitore me rezultat 3:1 përballë Feronikelit 74.
Me rezultat të ngushtë 2:1 fitoi Ballkani që me përmbysje mposhti Fushë Kosovën në shtëpi.
E pa fitues dhe pa gola u mbyll sfida në Klinë, ku Dukagjini barazoi 0:0 me Prishtinën.
Pas kësaj xhiroje, lider vazhdon të mbetet Ballkani me 38 pikë, i ndjekur nga Llapi e Drita me nga 28.
Prishtina tani është e pesta me 22 pikë, një më shumë se Dukagjini që gjendet i gjashti.
E Feronikeli 74 është i teti me 15 pikë, kurse Fushë Kosova e parafundit me 1 sosh.
(Kosova Sot Online)