Armando Broja mund të përfundojë në Serie A
Armando Broja mund të përfundojë në Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ylli shqiptar nuk po kalon nëpër momente të mira në Angli me Chelsean, ku s’po e lënë rehat lëndimet që t’i tregojë vlerat e tij.
E tash, mediat italiane shkruajnë se përfaqësuesi shqiptar mund ta shohë veten duke luajtur në Itali që nga fillimi i vitit të ri.
Edhe pse 22 vjeçari është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino, nuk përjashtohet mundësia që “Blues” të heqin dorë nga Broja, i cili do të mundë të kishte më shumë hapësira në Itali.
Interesim për të ka shfaqur Torino, me trajnerin Ivan Juric që do ta priste krahëhapur.
Broja i ka bërë 6 paraqitje në vetëm 152 minuta në Premierligë me ekipin nga “Stamford Bridge”, ndërsa e ka shënuar një gol dhe e ka dhuruar një asistim me Të Kaltrit.
(Kosova Sot Online)